AKTUALITET /

6 persona të përfshirë në vr*sjen e biznesmenit, policia: Viktima qëlloi me kallash, Tabaku e vr*u me plumb në kokë

Shkruar nga Versus

6 persona të përfshirë në vr*sjen e biznesmenit, policia:

Gjashtë persona janë përfshirë në vrasjen e biznesmenit Rexhep Ismaili mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Pasditen e sotme u dorëzua në polici Konstandin Vogli, 31 vjeçari i cili ka nisur sherrin duke ërkuar të konfliktohet me Viktor Ruçin teksa ky i fundit ndodhej në lokalin e Rexhep Ismailit.

Vogli kontaktoi disa persona të cilët shkuan në tryezën ku Ruçi ndodhej së bashku me viktimën dhe persona të tjerë dhe menjëherë mes tyre nisi një konflikt fizik.

Konkretisht: Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla janë përfshirë në konflikt.

Sipas drejtorit të policisë së Vlorës, Elidon Çela ka qenë viktima ai i cili ka qëlluar i pari me automatik ndaj personave që i shkuan në lokal. Më pas Lulzim Tabaku ka nxjerrë pistoletën dhe hapi zjarr ndaj Ismailit duke e lënë të vdekur me plumb në kokë.

Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, shtetasi H. I., ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat më pas u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, Lulzim Tabaku. Po ashtu, në lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje. Versus.al

Poll