AKTUALITET /

A janë larguar ekspertët amerikanë nga SPAK? Reagon ambasada e SHBA: Po rishikojmë financimet

Shkruar nga Versus

A janë larguar ekspertët amerikanë nga SPAK? Reagon ambasada e

Pas pezullimit të ndihmave USAID dhe largimit të disa ekspertëve amerikanë nga SPAK, u krijua ideja në opinionin publik se SHBA-të janë tërhequr nga mbështetja ndaj organeve të reja të drejtësisë.

Madje edhe vetë kryeministri Edi Rama e deklaroi një gjë të tillë gjatë komunikimit që pati me ndjekësit. Lidhur me këto dyshime të ngritura, ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një emaili për emisionin “Opinion”.

Në reagim thuhej se ashtu siç është deklaruar më herët, po bëhet një rishikim i fondeve që shpërndaheshin nga administrata amerikane në vende të ndryshme të globit, për t’u siguruar që paratë të shtkojnë vetëm financime për projekte që u shërbejnë taksapaguesve amerikanë.

“Ju referojmë tek deklarata për shtyp e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit. Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë ndihmën ndërkombëtare të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim USAID për shqyrtim. Ai po fillon me rishikim të të gjithë programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA-së nën axhendën “Amerika e para”. Presidenti Trump deklaroi se SHBA nuk do të japë më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort, nuk është thjeshtë gjëja e duhur për t’u bërë, por është një detyrim moral. Mandati i popullit amerikan ishte i qartë, ne duhet të përputhemi me interesat kombëtare amerikane, departamenti dhe USAID marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të Dollarëve të taksapaguesve. Çdo Dollar që shpenzojmë, çdo politikë që ndjekim dhe çdo program që financojmë, duhet të justifikohet me 3 pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurtë? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”- shkruan mes të tjerash ambasada e SHBA në Tiranë.

Gjatë deklaratave të tij të herëpashershme edhe kryeministri Edi Rama e ka theksuar se Amerika ka larguar ekspertët e saj nga SPAK dhe se është tërhequr nga organet e reja të drejtësisë dhe se PS është e vetmja garante për Reformën në Drejtësi. Versus.al

Poll