Detaje edhe më shqetësuese kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë në Greqi, ku një 64-vjeçar shqiptar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara.
Vajza e tij ka rrëfyer se edhe ajo vetë kishte qenë viktimë e të atit në moshën shtatëvjeçare, kur jetonin në Shqipëri.
Ajo tregoi se për vite me radhë e mbajti sekret për shkak të frikës dhe se i ati e mohonte gjithmonë, duke u përpjekur ta bënte të dukej sikur gjithçka ishte trillim i saj.
Sipas dëshmisë së saj për mediat helene, ajo nuk e denoncoi kurrë ngjarjen si fëmijë nga frika, ndërsa sot nuk mban më asnjë marrëdhënie me të atin. Ajo shtoi se edhe nëna e saj kishte dijeni për atë që kishte ndodhur, por nuk kishte reaguar.
Ndërkohë, policia e Athinës ka nisur kërkime në qendër dhe në periferitë jugore të qytetit për të lokalizuar 64-vjeçarin, i cili rezulton ende në arrati.
Autoritetet dyshojnë se ai po strehohet nga persona të njohur dhe e konsiderojnë të pamundur që të ketë kaluar kufirin./Versus.al

