AKTUALITET /

'Ai fliste me drejtorin juridik...', gazetari Artan Hoxha: Veliaj ka bërë mbledhje me video-call nga burgu

Shkruar nga Versus

'Ai fliste me drejtorin juridik...', gazetari Artan Hoxha: Veliaj ka

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka drejtuar mbledhje me video-call nga burgu.

Sipas gazetarit Veliaj ka pasur komunikime me njerëzit e tij gjatë qëndrimit në qeli  e nisur nga kjo në paraburgimin e Durrësit janë ushtruar kontrolle ku janë mbledhur të gjitha telefonat.

“Ai thotë që ia keqinterpretuan vendimin. Po si ia keqinterpretuan? Ai fliste me drejtorin juridik, pse u shkarkua drejtori juridik, gjithashtu edhe nënkryetarja e bashkisë që donte të emëronte ai. Këta janë vetëm ata që janë publikuar po në bashki është bërë nami, janë shkarkuar dhe të tjerë. Tjetra, Erion Veliaj në mirëbesim e sipër duke menduar se ishte njeriu i pushtetshëm, ka komunikuar dhe nga burgu, ka bërë mbledhje nga burgu. Ai nuk e ka bërë me celularin e policëve, por për shkak të tij tani janë mbledhur gjithë telefonat e burgut. Ai është mbajtur si burgu më liberal deri më tani në Shqipëri. Por kur ti vjen dhe bën atë luftë që bën me prokurorin dhe nga ana tjetër kërkon të bëjë mbledhje me stafin e tij nga burgu”,-tha Hoxha për Euronewsalbania

Më tej Hoxha shtoi se që me daljen e listave të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste, Veliajt i janë rralluar vizitat në burg nga kolegët e bashkëpunëtorët.

“Tani i janë rralluar fare vizitat, më parë i shkonin mbështetës. Që kur ka dalë lista e Ramës për deputetët për Tiranën, një pjesë e mirë e tyre, që kanë qenë njerëz të afërt të tij, nuk i shkojnë më”.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: