AKTUALITET /

Vr*u babain e saj me tel, arrestohet edhe shoku i vajzës në Fier! E ndihmoi ta mb*ste (EMRI)

Policia ka njoftuar se 55 vjeçari Çlirim Dogani dyshohet se ka bashkëpunuar me autoren 26 vjeçare për vrasjen e babait të saj duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Shkruar nga Versus
Vr*u babain e saj me tel, arrestohet edhe shoku i vajzës në Fier! E
Autorja, Emanilda Rama dhe viktima, babai i saj Anesti Rama

Fier- Detaje shokuese janë mësuar nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Frashër ku 26 vjeçarja Emanilda Rama u arrestua për vrasjen e babait të saj Anesti Rama.

Policia ka arrestuar së fundmi edhe 55 vjeçarin Çlirim Dogani i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Emanilda Ramës në mbytjen me tel të babait të saj dhe dëmtimin e këtij të fundit në organet gjenitale.

I arrestuari është cilësuar si “shok” i autores, ndërsa banonte në fshatin Arapaj të Roskovecit. Gjatë krimit tronditës, autorët kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse duke i marrë jetën viktimës.

Ditën e djeshme u arrestua edhe Valbona Rama, nëna e 26 vjeçares që kreu krimin. Valbona Rama akuzohet se pas ngjarjes së rëndë ka tentuar të fshehë vrasjen duke pastruar vendngjarjen dhe duke e deklaruar si një rrëzim aksidental.

Kështu u shpreh edhe vajza tjetër e viktimës e cila jetonte jashtë. Ajo tha se Emanilda dhe nëna e saj e kishin telefonuar për t’i thënë se babai ishte rrëzuar në banjo dhe kishte ndërruar jetë aksidentalisht.

Por hetimet e policisë zbuluan se kishte ndodhur një vrasje brenda familjes. Autorja më pas rrëfeu urrejtjen që kishte patur për të atin duke pretenduar se ky i fundit nuk e linte të “shijonte jetën”, të dilte apo të vishej në mënyrë ekstravagante.

Fqinjët kanë deklaruar për mediat se viktima dhunohej vazhdimisht nga vajza dhe gruaja e tij duke thënë se këto të fundit i merrnin edhe paratë e rrogës dhe e linin edhe pa ngrënë në shumë raste. Versus.al

Poll