
Gruaja që shihni në foto është 53-vjeçarja Valbona Rama, e arrestuar si bashkëpunëtore në vrasjen e bashkëshortit të saj, Anesti Rama, ngjarje që ndodhi në fshatin Frashër të Fierit.
Autorja e dyshuar kryesore e krimit është vajza e tyre, 26-vjeçarja Emanilda Rama.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se nënë e bijë kanë tentuar të fshehin gjurmët e ngjarjes, duke pastruar trupin e viktimës për ta paraqitur vrasjen si një aksident.
Valbona Rama akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.








