AKTUALITET /

"Çajup Selimin e qëllova 3 herë nga mbrapa, pastaj ika me vrap nga burgu i Bënçës"/ Vijon dëshmia e Artan Tafanit në GJKKO

Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Artan Tafani ka rrëfyer detaje tronditëse nga vrasja e biznesmenit të Tepelenës, Çajup Selimi.

Shkruar nga Versus
"Çajup Selimin e qëllova 3 herë nga mbrapa, pastaj ika me
Artan Tafani

Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Artan Tafani ka rrëfyer detaje tronditëse nga vrasja e biznesmenit të Tepelenës, Çajup Selimi.

Tafani tha se e ka qëlluar nga mbrapa në hyrje të pallatit, duke shkrepur tri herë armën. Ai u ndal te momentet mw pas, duke treguar se më pas iku me vrap drejt burgut të Bënçës, ku u fsheh në ferra jashtë qytetit, ndërsa kishte me vete një pistoletë me silenciator.

Ai po ashtu tregoi se takoi shokun e tij Ligori pranë shtëpisë së xhaxhait të Erisianit, ku sipas tij edhe u tensionua mes tyre dhe Laert Haxhiut, një tjetër i përfshirë në ngjarje.

“Pasi shkova tek pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë, një Benz që kishte ai. Isha ballë për ballë me të, kisha maskë Covid dhe një kapelë, ai më shikonte dhe pati si dyshim. U fut në hyrje të pallatit, u ngjit kat par kat 2. Unë isha nga mbrapa tij, ishte qeros dhe unë dija rrobat që kishte veshur atë ditë, të kuqe. Atë e qëllova nga mbrapa, tre herë e shkrepë e qëllova: një herë në shpatull dhe dy herë të tjera, por nuk di ku e kapa saktësisht.”

 “Ligorin e takova pas 1-2 orësh tek shtëpia e xhaxhait të Erisianit. Sipas planit që kishim bërë me Laertin, do na priste xhaxhai i Erisianit. Ligori fiku celularin, unë u fsheha në një shkëmb, kisha frikë, makinave të policisë po u vinin rrotull, unë e kisha për herë të parë.”

 “Ika me vrap për nga burgu i Bënçës, rashë në ca ferra aty si jashtë qytetit. Armën e kisha me vete, Zastava, një Beretë e vogël me silenciator. S’po gjeja rrugicën për të dalë. Sipas planit, duhej të dilja tek lumi Vjosa ku do vinte Ligori.”

Artan Tafani u shpreh se ishte i frikësuar dhe në panik gjatë ngjarjes dhe se plani i tyre për të dalë nga zona përfundoi me probleme dhe grindje mes bashkëpunëtorëve.

“Tek shtëpia erdhi dhe Ligori, pastaj ia çliroi armën nga duart, si duket kishte rënë edhe ai në ferra. Laerti u acarua me Ligorin dhe më tha: ‘Mua si të la ai? Vetëm ty do t’ja tregoj unë atij.’” Versus.al

Poll