Çfarë do të gjeni në brendësi
*Artan (Marjus) Tafani, anëtari i bandës së Laert Haxhiu, i kthyer në të penduar të drejtësisë ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO lidhur me krimet në të cilat kishte marrë pjesë dhe ato për të cilat kishte dijeni se ishin kryer nga grupi i tyre, rreth 17 krime. *Fillimisht ai rrëfeu sesi nga punëtor i thjeshtë në Greqi u përfshi në botën e krimit pas vrasjes së babait dhe sesi e njohu Laert Haxhiun pa qenë në dijeni se do të punonte me të. *Ngjarjen e parë kriminale e kryer me porosi të Lart Haxhiut, Tafani tregoi se e kreu me vendosjen e një tritoli në një pallat 5 katësh në Lushnjë, për të cilën tha se kishte qenë një lloj prove për të. *Gjatë seancës pati tensione pasi Tafani nuk arriti të identifikonte Bledar Berberin i cili ishte i pranishëm në sallë si i pandehur. Ndërsa sa i takon aktivitetit kriminal, Tafani tregoi sesi Laert Haxhiu e porositi për vrasjen e biznesmenit në Tepelenë, Çajup Selimit në 2021-in. Sipas Tafanit, Laert Haxhiu kishte një autoritet të padiskutueshëm në grupin kriminal dhe se asnjë nuk guxonte t’i kthente fjalën.
“Laerti na dha 300 euro dhe urdhrin: Do më sillni Elton Mermalin” – Rrëfimi tronditës i Tafanit për atentatin e dështuar në Lushnjë

Një tjetër dëshmi tronditëse është zbardhur nga dosja e grupit kriminal të drejtuar nga Laerti, i cili komandonte atentate dhe vrasje nga Greqia. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Artan Tafani rrëfen me detaje mënyrën si ishin urdhëruar të eliminonin Elton Mermalin, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares.
Sipas Tafanit, Laerti e kishte fiksuar që nga Greqia ta vriste Mermalin, pasi ky i fundit “ishte përdorues, kishte dalë nga burgu dhe bredhte rrugëve”. Tafani deklaron se e njihte Mermalin pasi kishin qëndruar së bashku në paraburgim.
“Laerti na tha qe do më sillni Elton Mermalin ka qenë i bandës Aldo Bares, donte ta vriste. Gjatë kohës që ishte në Greqi, thontë për Mermalin se ai sa kishte dalë nga burgu ishte përdorues. Nuk ishte mirë ai, bridhte rrugve. Unë e njihja sepse e kam pasur në paraburgim atë ccunin. Na tha Laerti nisuni për Lushnje do presësh Elton Mermalin. Na dha 300 euro, kanë qenë prerje 100, na i dha per rrugë. Mora Lulëzimin u nisëm per Lushnje. Kaluam për Peqin dhe do gjenim vend për ta vrarë, poshtë urave e gjithë andej. Per ccdo gjë flisnim me Laertin, na thonte ai ccdo bënim.”- tha ai.
Ai tregon se e gjeti Eltonin para shtëpisë së tij në Lushnje. Me një skemë të thjeshtë, e ftoi që ta shoqëronte për të marrë një “mall të premtuar”. Nëpër ferra Tafani e qëlloi me një plumb në trup, ndërsa Lulzim Arapi që e shoqëronte, e ekzekutoi me dy të tjerë, me armë me silenciator që i kishte sjellë vetë më parë.
“Si përfundim parkoj makinën dhe e gjej përpara shtëpise së tij. Hajde i them unë këtij më ndiq nga mbrapa. Mar makinën unë dhe kthehem, me ndjek ky mua. Më hipën në makinë dhe ikëm te shtëpia ime. Lulzimi ishte te shtëpia ime me priste. I them unë ketij marim Lulzimin dhe nje shokun tim dhe ikim marim mallin që te kam premtuar. Lulezimi u nis përpara mbrapa, i thash e kemi fshehur te ferrat.
Sa mbërritëm aty, i gjuajta unë atij nje tek plumb sa vajtëm dhe ika me vrap. Armën ma dha Lulzim Arapi ishte me silenciator. I gjuan me dy plumba të tjerë dhe Lulzim Arapi. Isha 5-10 metra afër kur i gjuajti Lulzimi. Hipëm në makinë dhe ikëm, unë isha në timon. Mere armën i them une dhe ccmontoje, sa dolën në rruge kryesore Peqin-Elbasan.”-tha ai.
Pas vrasjes, teksa ishin në arrati drejt Peqinit, ndodhi dhe një incident grotesk: Lulzimi, ndërsa po çmontonte armën për të fshehur provat, u plagos vetë në këmbë nga pakujdesia.
Silenciatorin dhe fishekët e mbetur i hodhën te ura e Rrogozhinës për të zhdukur gjurmët. Tafani thotë se e ka mjekuar vetë në shtëpi.
“Ky po i hiqte fishekët, se cca bëri nje gabim dhe shkrepi armën plagosi veten ne këmbë të gishti. I hyri plumbi tej per tej në mish. U panikosëm, u ccorientuam dhe pastaj i them Laertit unë. Aty te ura e Rrogozhinës hodha silenciatorin dhe fishekët qe ngelën dhe ika se kisha këtë të plagosur në makinë. Po flisja me Laertin gjatë kësaj kohe dhe me tha merr keto ilacvet për ta mjekuar. E mar e çoj te shpia e mjekoj atje.”- rrëfeu Tafani. Versus.al
‘Laerti dha urdhër për të vrarë avokatin’, Tafani: E ruaja unë, ndërkohë e kam kushëri! Atë e shpëtoi Zoti

Artan Tafani ka rrëfyer në seancën gjyqësore në GJKKO se kishte marrë një shtëpi me qira në Lushnje me qëllim për të ndjekur dhe më pas për të vrarë avokatin Adriatik Guri, me urdhër të Laert Haxhisë.
Sipas dëshmisë, Tafani ka pranuar se ai kishte nisur të ruante avokatin, pavarësisht se ishte kushëri me të. "E ruaja unë avokatin, ndonëse e kam kushëri. Laerti donte ta vriste sepse sipas tij, ai ndihmonte hasmin e tij,” tha Tafani para gjykatës.
Sipas Tafanit, atentati ishte në fazën përfundimtare, por ndërhyrja e një komshiu dhe më pas urdhri i tërheqjes nga Greqia shpëtoi jetën e avokatit.
“Lulzimi ishte gati ta qëllonte, po prisnim te hyrja e pallatit ku banonte avokati. Në një moment, një komshi e pa dhe e pyeti: ‘Çfarë po bën?’. Aty u tërhoqëm. Fati i avokatit ishte që e shpëtoi Zoti,” – dëshmoi Tafani.
Sipas tij, pas kësaj ngjarjeje, Laerti – i cili udhëhiqte grupin dhe që ndodhej në Greqi – dha urdhër që atentati të mos realizohej. “Na tha: ‘Nuk do ta bëjmë më avokatin’,” – vijoi Tafani, duke treguar se urdhrat vinin nga jashtë Shqipërisë, ndërsa grupi lëvizte në terren.
Avokati, që sipas Tafanit ishte edhe kushëri i tij, ishte shënjestruar për shkak të një konflikti me Laertin, i cili dyshonte se Guri ndihmonte një prej armiqve të tij. Versus.al
“Lal, më lër ta bëj unë të mësoj dorën”/ Shakatë para vrasjes së Fridman Xhaferrajt, trupin ia hodhën në rezervuar, dëshmitë e Tafanit në GJKKO

Në seancën gjyqësore të mbajtur në GJKKO, Artan Tafani ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse për një vrasje të dytë, të ndodhur në vitin 2021, për të cilën, sipas tij, urdhri kishte ardhur sërish nga Laerti – personi që akuzohet si truri i organizatës kriminale.
Sipas Tafanit, pas vrasjes së biznesmenit nga Tepelena Çajup Selimi, ai dhe bashkëpunëtori i tij Ligori ndodheshin në një hotel kur morën një telefonatë që lidhej me një emër të njohur për drejtësinë – Fridman Xhaferraj.
“Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Fridman Xhaferraj kishte folur në telefon me dikë për punë ‘malli’. Laerti na tha: Çohuni, do ikim në Korçë ta vrasim. Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë nga një garazh ku mbanin armët dhe një makinë me portobagazh. Ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, të cilët i morëm në makinë. Gjatë rrugës, Laerti kërkonte vend ku do të hidhte trupin, ndërsa Bledari kishte chat dhe email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin edhe shaka, Marigleni i tha Laertit: ‘O lale, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën’.” – dëshmoi Tafani.
Kjo dëshmi përputhet me hetimet e deritanishme të prokurorisë, që ka rindërtuar itinerarin e viktimës dhe ka arritur në përfundimin paraprak se 25-vjeçari Fridman Xhaferraj nga Korça është vrarë për larje hesapesh pas prishjes së pazareve të drogës.
Ngjarja ndodhi më 2021, kur trupi i pajetë i Xhaferrajt u gjet në një rezervuar në fshatin Gjanc të Korçës, më 13 qershor. Sipas prokurorisë, viktima ishte liruar nga burgu vetëm pak ditë më parë dhe duhej të ishte në “arrest shtëpie” për një tjetër çështje penale, por e kishte thyer masën dhe ishte larguar nga banesa.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se më 22 maj, Xhaferraj është parë për herë të fundit në Lushnjë dhe më pas ka udhëtuar drejt Elbasanit ku është takuar me Lulzim Spahinë – i shpallur në kërkim për këtë vrasje – dhe një person tjetër me inicialet K.B.. Të tre kanë qëndruar në një hotel në Korçë, ku sipas prokurorisë, Xhaferraj është torturuar, lidhur, vrarë dhe më pas hedhur në rezervuar, në përpjekje për të zhdukur gjurmët. Versus.al
25 mijë euro për kokën e biznesmenit nga Tepelena, Artan Tafani në GJKKO: Një gabim të bëje, Laerti lëshonte gojën

Vijon në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca ndaj Artan Tafanit, një nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi. Në dëshminë e tij, Tafani ka rrëfyer se për këtë krim ka marrë 25 mijë euro, ndërsa detajon edhe mënyrën si u zhdukën provat dhe lëvizjet pas vrasjes.
“Armën e hodha në Vjosë, ashtu siç na kishte udhëzuar Laerti. Edhe për celularët dhe rrobat na tha çfarë të bënim. Rrobat i dogjëm në një fuçi, më pas u nisëm drejt Memaliajt, duke kaluar përmes malit. Zbritëm në këmbë deri te një urë, ku hipëm në një furgon të rastit dhe u nisëm për në Tiranë. Gjatë rrugës, Laerti i tha Ligorrit të shkonte në Korçë. Ne u ndamë te 'Klubi i Shoferit'. Unë shkova me Laertin në një hotel në Astir,” rrëfeu Tafani.
Ai theksoi se Laerti ishte shumë agresiv në komunikim dhe nuk toleronte asnjë gabim.
“Ishte me Lulëzim Arapin. Më bërtiti pse mora xhaxhain në celular, jo në WhatsApp. Më shau dhe më ofendoi. Një gabim të bëje, e lëshonte gojën,” tha Tafani.
Sipas dëshmisë së tij, shpërblimi për vrasjen iu dha një javë më pas. “Unë mora 25 mijë euro. Ligorri nuk i mori, nuk ia dha Laerti,” tha Tafani.
Në dëshminë e tij, Tafani zbuloi edhe planet për një tjetër atentat.
“Ligorri mori Laertin në celular dhe i tha se Klisman Xhaferri kishte folur me dikë në telefon për punë ‘malli’. Atëherë, Laerti na tha që të ngriheshim, sepse do të shkonim në Korçë për ta vrarë,” përfundoi ai. Versus.al
"Çajup Selimin e qëllova 3 herë nga mbrapa, pastaj ika me vrap nga burgu i Bënçës"/ Vijon dëshmia e Artan Tafanit në GJKKO

Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Artan Tafani ka rrëfyer detaje tronditëse nga vrasja e biznesmenit të Tepelenës, Çajup Selimi.
Tafani tha se e ka qëlluar nga mbrapa në hyrje të pallatit, duke shkrepur tri herë armën. Ai u ndal te momentet mw pas, duke treguar se më pas iku me vrap drejt burgut të Bënçës, ku u fsheh në ferra jashtë qytetit, ndërsa kishte me vete një pistoletë me silenciator.
Ai po ashtu tregoi se takoi shokun e tij Ligori pranë shtëpisë së xhaxhait të Erisianit, ku sipas tij edhe u tensionua mes tyre dhe Laert Haxhiut, një tjetër i përfshirë në ngjarje.
“Pasi shkova tek pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë, një Benz që kishte ai. Isha ballë për ballë me të, kisha maskë Covid dhe një kapelë, ai më shikonte dhe pati si dyshim. U fut në hyrje të pallatit, u ngjit kat par kat 2. Unë isha nga mbrapa tij, ishte qeros dhe unë dija rrobat që kishte veshur atë ditë, të kuqe. Atë e qëllova nga mbrapa, tre herë e shkrepë e qëllova: një herë në shpatull dhe dy herë të tjera, por nuk di ku e kapa saktësisht.”
“Ligorin e takova pas 1-2 orësh tek shtëpia e xhaxhait të Erisianit. Sipas planit që kishim bërë me Laertin, do na priste xhaxhai i Erisianit. Ligori fiku celularin, unë u fsheha në një shkëmb, kisha frikë, makinave të policisë po u vinin rrotull, unë e kisha për herë të parë.”
“Ika me vrap për nga burgu i Bënçës, rashë në ca ferra aty si jashtë qytetit. Armën e kisha me vete, Zastava, një Beretë e vogël me silenciator. S’po gjeja rrugicën për të dalë. Sipas planit, duhej të dilja tek lumi Vjosa ku do vinte Ligori.”
Artan Tafani u shpreh se ishte i frikësuar dhe në panik gjatë ngjarjes dhe se plani i tyre për të dalë nga zona përfundoi me probleme dhe grindje mes bashkëpunëtorëve.
“Tek shtëpia erdhi dhe Ligori, pastaj ia çliroi armën nga duart, si duket kishte rënë edhe ai në ferra. Laerti u acarua me Ligorin dhe më tha: ‘Mua si të la ai? Vetëm ty do t’ja tregoj unë atij.’” Versus.al
“Rrinim pinc kur fliste ai”, Tafani rrëfen ‘tmerrin’ që përjetonte nga Laert Haxhiu: Ja sesi e vramë biznesmenin në Tepelenë

Në dëshminë e dhënë në GJKKO, Artan Tafani përshkruajti me detaje sesi prania e Laert Haxhiut e kishte vënë nën presion gjatë gjithë kohës atë dhe anëtarët e tjerë të grupit.
Teska rrëfeu për autoritetin e tij, Tafani zbuloi sesi iu bë me dije se do të kryente vrasjen e biznesmenit në Tepelenë, Çajup Selimi në qershor të 2021-it. Sipas tij, Laerti përpiqej ta merrte me të mira dhe nuk ia kthente dot fjalën, edhe pse në ato momente mendonte si të largohej prej tij.
“Bledari ishte shoku i Laertit, e donte shumë si vëllain e vet. Kemi shkuar te shpia e këtyre çunave, jemi takuar shumë herë. Shkuam te një lokal në një fshat, kishin marrë nja dy miq që këndonin, nja dy goca, Berberi, Romaçka, unë, Lubja, një çun me “X5”, s’mbaj mend. Morëm me ngrënë me pirë, muzikë. Hajde dalim pak jashtë më thotë Laerti. Ore më thotë do bësh naj punë? I them ti e di! Ça di të bësh, i them kam vjedh, jam marr me mall skam bërë naj gjë të madhe. Ça do t’bësh më tha? I them s’ma merr mendja që më do mua për ato punë. E kisha në kontekstin për të vrarë njerëz, ku dija unë për ça më donte, naj shofer naj lart e poshtë. Mos e thuaj këtë thotë ai, të gjithë kemi nevojë. Më mori me të mirë, në qafë kshu, dhe u futëm brenda. U mbyll ajo darkë, ikëm secili punë të vet. Me Ligorin e Laertin ikim sërisht te hoteli në Dardhë. Unë kat dytë, Ligori poshtë meje, si ato krevatet e fëmijëve, Laerti në krevat dopio. Më thotë Laerti do bëjmë një punë? Aty hapet muhabeti i vrasjes së Çajup Selimit, në Tepelenë. Se prisja, nga momenti i parë isha në presion, më tërhiqte në një cep, se di si ia arrinte. Zërin e gojës se nxirrnim kur fliste ai, rrinin pinc para tij. Do ta bësh më thotë mua? S’ma tha emrin atë natë. Emrin e mësova pasi u bë puna. Do i bësh nder një njeriut tonë më thotë. U shtanga. Unë do e bëja Ligori do më ndihmonte, më tha ç’ke më ke mua nga mbrapa. E pranoj, ju e dini thash, në mendjen time e mendoja momentin që ikja nga aty. Ai atë donte “po”-në. Unë gjithmonë në terror, frikë. Mbaron ajo natë, të nesërmen, ikim për Lushnje. Më tha atë natë Laerti do e bëjmë për nder jep 50 mijë euro, unë 25 Ligori 25. Isha në Vlorë me të shpis me kalamajt me makinë me qera. Më merr Lulzimi, po kthehesha në Fier nga Vlora. Tha nxito për në Lushnje. E takoj në Lushnje. Nxitojmë më thotë, se na pret një shok, se për ça na donte në Elbasan. Iki vetë i them nëse duhet, ça do bësh ti. Tre herë kam ikur në atë vend, dy herë më kanë marrë çunat. Emrin e mësova në lajme pasi u krye puna. Laerti më tha se do bëhej ajo puna në Tepelenë. Erdhi e dashura e Laertit me gjithë shoqen e vet, do shkoja unë me Ligorin mgjes të nesërmen. Merrnim makinën e gocave që Ligori të më tregonte ku ishte kush ishte si ishte. Mua mi thonin në momentin e fundit. Unë dija se po iknim me pushime, përfundonim në vrasje. Nderi do i bëhej mikut të Laertit që jetonte Greqi. Viktima kishte një dyqan. Ma tregon Ligori nga larg që ky është. Vajtëm deri te shpia larg më tregoi rrugën dhe shtëpinë e Çajup Selimit. U kthyem prap në Sarandë, takojmë Laertin, gocat marrin makinën”- rrëfeu Artan Tafani. Versus.al
“Laert Haxhiu më vuri në provë”, tensione në dëshminë e Tafanit, i penduari s’njeh njërin prej anëtarëve të grupit

Në dëshminë e dhënë para trupës gjykuese, Artan Tafani anëtari i penduar i bandës së Laert Haxhiut ka rrëfyer pagesën e parë për një ngjarje kriminale që kishte qenë “provë’ për të.
Bëhet fjalë për një shpërthim me tritol në Lushnjë, ku sasinë e lëndës plasëse ia kishte dhënë Saimir Krasniqi për ta përdorur në një ngjarje tjetër që nuk ishte realizuar.
Artan Tafani: Kam qenë gjithë kohës nën presion. Ramë dakort për vendosjen e tritolit. Unë se pyeta për shpërblimin. Ai s’më thotë unë se hapa si muhabet. Më jep 100 euro ky, 20 ishin, më jep dhe 100 tjera, ti kesh për shpenzime rruge më tha. Të dalin tha, po i them më dalin. Kisha marrë makinë me qera, ika për Lushnje, bëra dhe planin si do e vendosja tritolin. Vajta vura tritolin dhe u largova. 100 gram tritol e kisha vetë, ma kishte dhënë një çun, Saimir Krasniqi nga fshatrat e Lushnjes. Ka qenë burg, ka qenë vëllai i nuses sime në burg dhe janë njohur aty, përmes kunatit tim jam njohur me të. Ai njihej me Laertin dhe Klajdin. Tritolin e kisha marrë para përfshirjes me Laertin. Tritolin e kisha marrë për rast tjetër. E kisha hedhur te ca lule të vjehrra. Ajo ngjarje nuk u bë dhe ngeli aty. Kur i tregoi Laertit se e kam këtë, ku e ke tha merr atë që ke dhe vëre. Si duket kjo ishte prova nëse bëj unë apo sbëj për këtë punë. E vendosa lëndën e ndeza dhe ika. E dëgjova shpërthimin kur largohesha. Nuk pashë çfarë dëmi bëri lënda eksplozive. E vura te dera e një pallati 5 katësh. Tek dera e shpisë në kat të 1. Ika në këmbë nga shpia nga shinat e trenit poshtë, edhe ikja andej ndodhi e kishte planifikuar Laerti. Kam qenë i vetëm. Më pajisi me chat email, 600 euro për 6 muaj, komunikonim me atë e kishte dhe një vetë. Objektivi s’ishte të dëmtonim njeri por të bënte presion, por të kthente shumë parash nga lënda narkotike që kishte marrë. Ça pamë në lajme, folëm i thashë e vura, plasi, mbarova gjithçka në rregull. Ika në shtëpinë e vjehrrës. S’kam takuar njeri atë natë, ishte 2 e mëngjesit kur e kam vënë.
Por gjatë seancës ka patur edhe tensione në sallë pasi Artan Tafani nuk identifikonte dot në kafaz Bledar Berberin, të cilin gjithashtu e akuzon si pjesë të grupit kriminal.
“Pas kësaj ngjarje, kam takuar Laertin, në Korçë, mas ca ditësh. Mbaroi ajo, e vure si e vure iku. Në dalje të Pogradecit pas disa ditësh, kam takuar Laertin, Bledar Berberin. Nuk e identifikoj dot të pranishëm këtu në sallë”- shtoi Tafani. Versus.al
"Më dhanë 500 euro për respekt", Tafani zbulon njohjen me Laert Haxhiun: U zverdha! Më mori me një benz të zi

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë brenda grupit të të dënuarit me burg të përjetshëm, Laert Haxhiu, ka folur mbi takimin e parë që pati me të.
Ai tha se në momentin që kishte qenë në situatë të keqe për para dhe kishte kërkuar lekë borxh tek Saimir Taullau dhe më pas nga ky i fundit kishte nisur lidhja me të njohur të Laert Haxhiut të cilin e kishte takuar në Elbasan ku e kishte marrë me një benz pa e ditur se kush ishte.
Tafani tregoi në GJKKO se në momentin kur e kishte marrë vesh se me kë ishte në tavolinë, ishte trembur dhe ishte futur në dyshime mbi praninë e tij aty. Fillimisht ai tha se një ditë pasi kishin qëndruar në Dajt, Lulzim Arapi i kishte dhënë 500 euro “për ta respektuar” dhe më pas Klajdi Taullau i kishte dhënë edhe 500 të tjera para se të niste aktivitetin kriminal
Dëshmia e Artan Tafanit:
"Ka qenë rastësi që takova Lulzimin, kam shkuar te Saimir Taullau për të kërkuar lekë borxh. Laert Haxhiun se njihja e kisha dëgjuar si Lushnjar, të vëllain po. Me Lulzimin fola, i thash kam dalë me leje, binte shi, isha në këmbë, asgjë nuk diskutohem. Më thotë po rrij nga Tirana. Më shoqëroi deri afër shpisë. Pastaj më çoi fjalë, përmes Klajdi Taullaut. E takova me Klajdin. Ky më pret kur merrja djalin nga kopshti. Më thotë të do Lulzimi nga Tirana, i duhesh. Më thotë mos përdor drogë, jo i them. I them më komuniko sa më shpejt, sepse kisha nevojë për lekë. Komunikojmë dhe takohemi pas 3 ditësh. U nisëm për Tiranë me Klajdin, s’dija me kë tjetër do takoja Lulzimin. Klajdi është nipi i Saimir Taullait. I kanë varur xhaxhain në Lushnje. Klajdi ka qenë shok i ngusht me Laertin, Saimiri i futi në këto rrugë këta. Shkojmë te Palmanova. Me dikë komunikonte Klajdi. Ikim për Elbasan, sa kalojmë autostradën në këmbë, vjen një benz i zi. Ikëm shpejt mos na shihte njeri. Ikëm nga Elbasani për Tiranë. E lamë makinën, ata vinin nga Kprça. Laerti ishte në timon, Lulzim në vend të parë, Romaçka në sediljen e pasme. Vetëm Lulzimin e Klajdin njihja. Laertin e kisha parë në televizor, kishte kapele në kokë. Ikëm për në Dajt. Mendova se Laerti është ndonjë i njohur i Lulzimit që merret me mall. Në dajt ulemi në një restorant, më thotë Laerti dalim pak jashtë. Më njeh më thotë? I them mos të kam parë burg, jo më thotë. Ngre kapelën ngjante me vëllain. Ore si smë njeh mua. E kapa pastaj filmin. Jam filani ore më tha. Ndejtëm në Dajt atë natë, 5 veta. Kemi folur aty, Klajdi u kthye për Lushnje. Lulzimi e shoqëron deri te makina. Unë u tremba mendova pse më morën këta tani, kur pash Laertin u tremva aq shumë, veç dridhesha, u preva, isha i zverdhur, për ça ndodhesha këtu. Nuk ma përcaktoi qartë, pak a shumë me mallë më tha do merresha, për vrasje as se kisha kaluar nëpër mend. Ça ke nevojë më thotë, më merr Klajdi në telefon, thotë merri 1000 euro, jo i them unë ç’1000 euro, do më shumë më thotë, jo re janë shumë 1000 euro. Të nesërmën ikëm nga hoteli, erdhi Klajdi në Tiranë, këta ikën në Korçë, Laerti, Ligori. Lulzimi erdhi me ne, me mua e Klajdin në Lushnje. Më dha 500 euro Lulzimi gjatë rrugës të dy dhe Klajdi. Për të më respektuar. 500 të tjera mi dha pas nja 2-3 ditësh të tjera. Komunikoja me Lulzim Arapin, s’kisha kontakt direkt me Laertin. Takoj Laertin me Ligorin në dalje të Elbasanit. Parkoj makinën, më marrin ata për Korçë. Rrimë një natë aty….."
Për dosjen e grupit kriminal të Laert Haxhiut, SPAK ka marrë të pandehur 8 persona. Pasi u arrestua si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Tiranë, Tafani vendosi të fliste dhe të rrëfente 17 episode kriminale ku ishte përfshirë grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu. Ky i fundit akuzohet për masakrën e Lushnjës me 2 të vrarë dhe për një sërë vrasjesh të tjera. Avokati i Haxhiut i bëri rekurs çështjes në gjykatën e Lartë duke paralajmëruar se cënohet siguria kombëtare dhe se mund të hapet një sagë vrasjesh. Versus.al
Dëshmia para GJKKO/ Artan Tafani rrëfen për Laert Haxhiun: Më vranë babanë, si u bëra pjesë e botës së krimit

Për herë të parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dëshmuar në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani, një nga figurat kyçe që pritet të zbardhë veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Në dëshminë e tij para togave të zeza, Tafani rrëfeu 17 episode kriminale dhe një jetë të shënuar nga droga, dhuna, burgjet dhe varfëria. "Kam qenë emigrant në Greqi që 15 vjeç, nga fundi i viteve '90. Në 1997 më vranë babain në fshatin Karbunarë të Lushnjës. U largova me nënën dhe motrën për të mbijetuar. Atje punova në ndërtim, me bojëra, u përpoqa të mbaja veten. Më pas, rashë në përdorim droge. U martova, pata një fëmijë, por gjithçka mori tatëpjetën."
Pas kthimit në Shqipëri në 2006, Tafani tha se tentoi të rindërtonte jetën me punë të ndershme dhe tregti me xhaxhain, por pas disa vitesh u rikthye në drogë dhe u përfshi në një vjedhje në një pikë ‘Western Union’-i – vendin nga merrte ndihmat që i dërgonte e ëma nga jashtë. “E vodha i vetëm, paratë i shpenzova. Më pas më arrestuan dhe në 2015 u dënova me 6 vite burg.”

Ishte pikërisht gjatë qëndrimit në burgun e Lushnjës ku Tafani nisi lidhjet me botën e krimit. Ai përmendi njohjet me emra të njohur të botës së nëndheshme: Lulzim Arapin (i njohur ndryshe si Lulzim Spahija), Laert Haxhiun, dhe të tjerë.
"Kam qenë në paraburgim me Dorian Shurdhin dhe Anterio Kaloshin. Pas një plagosjeje ku u përfshi nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, u përfol se arma u gjet te stani i babait të Laert Haxhiut, Qamil Haxhiut."
Pas daljes me leje nga burgu, Tafani thotë se Lulzim Spahija i çoi fjalë për ta takuar. Kishte nevojë për punë – ishte baba i tre fëmijëve dhe në krizë ekonomike. Pranoi ofertën dhe u takua për herë të parë me Laert Haxhiun te “Palma Nova”.
“S’e dija me kë do takohem. Më thanë për ‘mall’, pranova. Pastaj filloi gjithçka. Ata çunat më kishin folur për mua. Kam përdorur emrin Marius, ndërsa emrin Artan e mora pas 2006, kur më duhej për të hyrë sërish në Greqi, sepse më kishin bërë apelias.”
Në total, SPAK ka marrë të pandehur tetë persona për këtë dosje, ndërsa dëshmia e Tafanit pritet të jetë boshti që do çmontojë grupin e organizuar me shtrirje në disa qytete të vendit. Versus.al







