AKTUALITET /

“Akili” arratiset nga burgu italian! Shqiptari me 25 identitete përdori qesen e plehrave për t’ja mbathur

Shkruar nga Versus
“Akili” arratiset nga burgu italian! Shqiptari me 25 identitete
Foto: Burgu i Barcagliones dhe Xhevdet Plaku

Itali- Shqiptari Xhevdet Plaku i njohur me nofkën “Akili” dhe për faktin se u kishte shpëtuar disa atentateve, është arratisur nga burgu “Barcaglione” i Ankonës ku ishte në përfundim të dënimit 2 vjeçar për trafik droge.

44 vjeçari, kreu i një grupi kriminal që trafikonte kokainë në Holandë dhe Belgjikë, ishte konsideruar si një “i burgosur shembullor” në burgun e Barcagliones dhe për pak muaj do të përfundonte dënimin.

Mediat italiane thanë se arratisja ka ndodhur mëngjesin e së entjes kur “Akili” doli të hidhte qesen e plehrave pa një efektiv që ta shoqëronte. Arratisja e cila në pamje të parë duket krejt “banale”, rezultoi të jetë e përkryer për Plakun pasi asnjë nuk ka rënë në gjurmët e tij deri më tani.

Alarmi pas arratisjes së tij

Ka qenë ora 11:30 e së enjtes kur oficerët e burgut kanë kryer kontrollet rutinë. Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes dhe menjëherë forcat e policisë kanë nisur kontrollet për kapjen e tij. Toka përreth Barcaglione është e madhe, e përbërë nga fusha, pyje dhe shtëpi fermash të vjetra të braktisura.

Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se diskush e ka ndihmuar Plakun duke e marrë me një makinë të fshehur pranë burgut.

Kush është “Akili” me 25 identitete?

Xhevdet Plaku ose “i forti i Durrësit” drejton një grup kriminal të trafikut të drogës në Holandë ku arrinte të trafikonte kokainë të paketuar me mbishkrimin “Hermes” atë të cilësisë më të lartë e më pas edhe marka të tjera si “Lacoste, G4 e Rolls Royce”.

Ai akuzohet për vrasjen e Sali Rapit të ndodhur në vitin 2000 në zonën e Savonës. Për këtë ndaj tij ishte organizuar edhe një atentat në 2019-ën ndaj Plakut, atentat të cilit i shpëtoi. Më vonë përgjimet e zbardhura në Sky Ecc zbuluan se bëhej fjalë për një plan mes ish-shefit të komisariatit nr.6 Dedan Gjoni dhe të fortit të Durrësit ‘Kep Rapi’ për t’u hakmarrë ndaj Plakut për vrasjen e Sali Rapit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: