AKTUALITET /

Aksident i frikshëm në Elbasan, autobusi përplaset me tabelën e karburantit

Shkruar nga Versus
Aksident i frikshëm në Elbasan, autobusi përplaset me
Foto nga vendngjarja

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Elbasanit.

Shoferi i një autobusi u përplas me një makinë gjatë qarkullimit dhe përfundoi duke rrëzuar tabelën e një pike karburanti duke shkaktuar dëmtime të shumta materiale.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar apo pasoja të tjera serioze. Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnëpër zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Versus.al

Poll