Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e kombinatit në Tiranë.
Një automjet ka përfunduar në dyqan, ndërsa një tjetër është kthyer përmbys te rruga e “Qelqit”.
Raportohet se janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Ndërkohë drejtuesit e mjeteve kanë marr dëmtime të lehta. Policia po vijon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.

