AKTUALITET /

"Na fikët", djali i ish-deputetit në ankth pas kapjes së drogës në Turqi: A i pastruat qeset se i ka prekur xhaxhi?!

Shkruar nga Versus

"Na fikët", djali i ish-deputetit në ankth pas kapjes

Mes bisedave të zhvilluara mes Rexhep Rrajës dhe anëtarëve të tjerë të grupit pas kapjes së drogës në Turqi, është edhe diskutimi mes tyre për shqetësimin që Rraja kishte sa i takon pastrimit të shenjave të gishtave nga qeset me të cilat ishte paketuar kanabisi.

Në bisedat me anëtarët e bandës, Rraja u thotë se në qese janë edhe shenjat e gishtave të xhaxhait të tij duke mos e specifikuar për cilin xhaxha bëhet fjalë pasi rezulton të ketë 4 xhaxhallarë.

Anëtarët e tjerë të grupit i bëjnë me dije djalit të ish-deputetit të PS se thasët me drogë ishin pastruar siç kishin rënë dakord.

Pjesë nga biseda e zbardhur në SkyEcc:

Jani Çavo: Ja e pyes une

Rexhep Rraja: O vlla na fiket mor burr

Rexhep Rraja: Ca jan kto muhabete

Jani Çavo: Ne i fshijme

Jani Çavo: Se i fusin me dore dhe cunat tane

Jani Çavo: Duro te pergjigjet

Rexhep Rraja: O vlla, pasi isha tu pa gjonat ne vore, me kerkoj thase alumini plaku, edhe i thash ti sjell un, u takova me te ty ku u takuam mbrem edhe i thash ja thaset e aluminit (bosh) po pastroji se i ka prek xhaxhi me dor

Rexhep Rraja: Ok tha i pastroj un

Rexhep Rraja: Po jan perdor disa se ju grisen sy tim

Rexhep Rraja: A jan pastru kte hall kam

Jani Çavo: Jam me plakun

Jani Çavo: Rri pa merak per pastrimin

Rexhep Rraja: Jan pastru ca jan perdor dmth

Në foto vërehen mesazhet me një person të regjistruar me emrin "shoku teos".

 A: ora 1:41 PM: Ai i boni vet me spraj

Vec boja qe ferkohet kur i ven siper njona tjetres

B: ora 1:48 PM: thaset bosh po thot

B: ora 1:49 PM: qe te dhash ke karburanti

A: ora 1:50 PM: Po pra

A: ora 1:51 PM: Ca njelen jan ne furgon

Jani Çavo: Po Jane pastru. Versus.al

Poll