Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Llogara të Vlorës ku një person u gjet i djegur brenda automjetit të tij tip “BMW”.
Policia ka nuk ka gjetur në vendngjarje armë ose gëzhoja, duke përjashtuar deri tani pistën e vrasjes, ndërsa dyshohet se viktima është një ish-efektiv policie me origjinë nga Berati.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë rezulton se viktima ka qenë vetëm kur ka hyrë në Llogara.
Dyshohet se i ndieri ka spërkatur automjetin me benzinë dhe më pas është futur brenda tij, duke u djegur plotësisht nga flakët.
View this post on Instagram
“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”,– njoftoi sot Policia./Versus.al




