AKTUALITET /

Aksident i pazakontë në Tri Urat–Lushnje: BMW përplaset me kalin në mes të rrugës

Kafsha ngordhi në vend, një grua përfundoi në spital. Rruga në errësirë dhe kafshët 'endacake' kthehen në rrezik serioz në rrugët e vendit

Shkruar nga Versus

Aksident i pazakontë në Tri Urat–Lushnje: BMW përplaset me

Një aksident i veçantë dhe i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat–Lushnje, ku një automjet tip BMW është përplasur me një kalë që ka dalë papritur në rrugë.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që kafsha të ngordhë në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjes për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.

Aksident i pazakontë në Tri Urat–Lushnje: BMW përplaset me

Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i BMW-së nuk ka pasur mundësi manovrimi, pasi kali ka dalë në mënyrë të menjëhershme në rrugë, duke e bërë aksidentin të pashmangshëm. Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ky aks rrugor nacional, që lidh Lushnjen me Grabjanin dhe Çermën, njihet si tepër i rrezikshëm gjatë orëve të errësirës, për shkak të ndriçimit të dobët dhe pranisë së kafshëve në rrugë.

Edhe pse në të dyja anët e rrugës janë vendosur barriera metalike, ato nuk e ndalojnë kalimin e kafshëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente të rënda, veçanërisht gjatë natës.

Poll