Dy persona janë arrestuar nga policia në Kukës pasi u kapën duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Bëhet fjalë për Arselajd Morinën, 24 vjeç, dhe Illzon Vllacajn, 22 vjeç, të dy banues në Kukës, të cilët u kishin marrë emigrantëve nga 2,700 euro secilit, me premtimin se do t’i transportonin në Francë.
Si provë materiale, policia sekuestroi një automjet dhe dy aparate celularë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay 6”.
U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohen se iu kanë marrë emigrantëve, nga 2700 euro, me premtimin se do t’i transportonin në Francë.
Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 celularë.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasit:
-A. M., 24 vjeç dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës.
Këta 2 shtetas janë kapur në flagrance nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit” duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve kundrejt pagesës 2700 euro secili, iu kishte premtuar transportimin me destinacion final shtetin Francez.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Versus.al

