AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Itali! Makina që po udhëtonte u përplas me kamionin e plehrave, 32 vjeçari shqiptar humb jetën

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në Itali! Makina që po udhëtonte u
Leonard Fjora dhe pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në natën mes së dielës dhe së hënës në rrugën Porrettana, në provincën e Bolonjës, ku 32-vjeçari shqiptar Leonard Fjora, banues në Marzabotto humbi jetë.

Fjora po udhëtonte me makinën e tij, një Volkswagen Lupo, në drejtim të Lama di Reno kur, makina e tij ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur frontalisht me një kamion, i destinuar për transportin e mbeturinave.

Aksident i rëndë në Itali! Makina që po udhëtonte u
Majtas kamioni i përfshirë në aksident, djathtas makina e viktimës e shkatërruar nga flakët

Pas përplasjes, makina e Fjora është përplasur edhe me parapetin anësor dhe pak sekonda më pas ka marrë flakë, duke e mbajtur të bllokuar brenda kabinës.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe shërbimeve mjekësore të 118 që mbërritën shpejt në vendngjarje, Fjora nuk mundi të shpëtonte. Drejtuesi i kamionit, 61 vjeç, shpëtoi pothuajse i paprekur, por ishte nën shok.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Casalecchio, shkak i aksidentit mund të ketë qenë një parakalim i rrezikshëm nga ana e Fjora. Identifikimi i viktimës kërkoi kohë për shkak të dëmeve të shumta të trupit dhe djegies së dokumenteve personale. Rruga mbeti e mbyllur deri në orët e para të mëngjesit dhe trafiku u devijua në rrugët dytësore./Versus.al

 

Poll