AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Laç me 3 të plagosur, përplasen “kokë më kokë” 2 automjete

Të lënduarit dërgohen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Laç me 3 të plagosur,

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Laç, ku përplasja mes dy automjeteve ka lënë të plagosur tre persona.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale B. N. është përplasur “kokë më kokë” me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi A. P..

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit A. P. dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të kanë mbetur të lënduar. Të tre janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Burime mjekësore bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

 

 

Poll