Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pak momente më parë në hyrje të autostradës së Elbasanit, pranë zonës së Xibrakës, ku janë përfshirë katër automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një shtetas i huaj ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktima, sipas informacioneve paraprake, ndodhej në një nga mjetet e përfshira në aksident dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre ende nuk bëhet e ditur.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave nga automjetet e dëmtuara rëndë.
Ndërkohë, Policia Rrugore e Shqipërisë po punon për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e qarkullimit në zonë, pasi si pasojë e aksidentit, autostrada ka mbetur e bllokuar përkohësisht.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura dhe pritet një hetim i plotë nga autoritetet./Versus.al
View this post on Instagram

