Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se një 15-vjeçar me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi.
I mituri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.