Unpublished /

Pallati pa leje në Vlorë u konfiskua ditën e djeshme, vihen nën hetim investitori dhe administratori (EMRAT)

Nga ana e policisë bëhet me dije se Fatmir Halla dhe Erjon Ahmataj po përballen me drejtësinë, pasi ndaj tyre është nisur procedim penal në gjendje të lirë. Si investitorë dhe administratorë të ndërtesës, ata u konstatua se kishin shkelur kushtet e lejes së ndërtimit.

Shkruar nga Versus

Pallati pa leje në Vlorë u konfiskua ditën e djeshme, vihen

Policia e Vlorës ka bërë të ditur zyrtarisht aksionin e zhvilluar një ditë më parë në qytetin bregdetar, ku inspektorët e IKMT-së, kanë mbërritur në lagjen “Ibrahim Avdullai” dhe kanë vendosur shiritin e ndalimit për një pallat.

Ky veprim erdhi vetëm pak orë pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një mbledhjeje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e këtij qarku, paralajmëroi konfiskimin e kësaj ndërtese.

Nga ana e policisë bëhet me dije se Fatmir Halla dhe Erjon Ahmataj po përballen me drejtësinë, pasi ndaj tyre është nisur procedim penal në gjendje të lirë. Si investitorë dhe administratorë të ndërtesës, ata u konstatua se kishin shkelur kushtet e lejes së ndërtimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. H., 53 vjeç, dhe E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, këta shtetas u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë

Poll