AKTUALITET /

Aksidenti fatal në Vlorë, ndërron jetë dhe 16 vjeçari

Përplasja tragjike ndodhi në rrugën nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku përveç shtyllës elektrike, motori u përplas edhe me një shtyllë druri. 

Shkruar nga Versus

Aksidenti fatal në Vlorë, ndërron jetë dhe 16 vjeçari

Ka ndërruar jetë teksa transportohej për në Spitalin e Traumës dhe 16 vjeçari, Tomorr Brati i cili mbeti i plagosur rëndë në akidentin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Përplasja tragjike ndodhi në rrugën nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku përveç shtyllës elektrike, motori u përplas edhe me një shtyllë druri. 

Ndërsa shoku i të miturit, 19 vjeçari, Luan Llano, ndërroi jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./Versus.al

 

Poll