AKTUALITET /

Aksidenti me 4 të viktima, në kërkim pronari i kompanisë ‘Hel-Jon shpk', djali i biznesmenit të vrarë 4 vite më parë

Hetimet kanë zbuluar se betoniera e përfshirë në aksident i përkiste kompanisë “Hel-Jon shpk”, një firmë e cila merret me prodhimin dhe tregtimin e betonit që nga viti 2021.

Shkruar nga Versus
Aksidenti me 4 të viktima, në kërkim pronari i kompanisë
Saimir Hoxha

Policia e Tiranës po vijon hetimet për aksidentin tragjik që ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën Vorë-Fushë-Krujë.

Në aksidentit e rëndë humbën jetën 4 të rinj, Enejdi, Erlindi Laçi (vëllezër) 25 dhe 20 vjeç, Erikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç të cilët udhëtonin me  një mjet i tipit “Benz”  i cili u përplas me betonieren e ndaluar në rrugë.

Hetimet kanë zbuluar se betoniera e përfshirë në aksident i përkiste kompanisë “Hel-Jon shpk”, një firmë e cila merret me prodhimin dhe tregtimin e betonit që nga viti 2021.

Drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, është arrestuar në lidhje me incidentin. Sipas informacioneve, Krrashi nuk posedonte patentën e nevojshme për drejtimin e mjeteve të rënda.

Administratori i kompanisë, Samir Hoxha, 27 vjeç, është në arrati dhe po kërkohet nga policia. Ai akuzohet për punësimin e Krrashit pa u siguruar që ky të kishte licencën e duhur për të drejtuar mjete të tilla. Samir Hoxha është i biri i Ruzhdi Hoxhës, një biznesmen i njohur që u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë./Versus.al

 

 

Poll