
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e dy grave që udhëtonin në mjet.
Viktimat janë Elizabeta Katija, 43-vjeçare dhe drejtuesja e makinës, dhe Eorda Sinollari, 32-vjeçare pasagjere.
Të dyja humbën jetën në vendin e aksidentit.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë koha e keqe dhe mjegulla e dendur.
Elizabeta Katija ishte një figurë e njohur në fushën e biznesit në vend.
Ajo mbante pozicionin e drejtueses së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe shpesh udhëtonte jashtë vendit për takime dhe ngjarje ndërkombëtare të biznesit.
Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.
Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili ka është duke marrë ndihëm mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia e Kosovës, bën me dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit që i preu në mes jetën e dy shqiptareve.

