
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama mbi vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila kishte pezulluar nga detyra Belinda Ballukun, si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës.
Sipas vendimit, çështja do të kalojë për shqyrtim në seancë të posaçme. Pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë votuar për pranimin e kërkesës së kryeministrit, ndërsa tre të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes.
Në seancën që do të mbahet, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtojnë në thelb vendimin e GJKKO-së./Versus.al

