AKTUALITET /

Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Berat

Shkruar nga Versus

Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Berat

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit. Raportohet se në vendin e quajtur “Rruga e Re”, dy mjete njëri tip Mercedes Benz dhe tjetri tip Toyota janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një manovre të gabuar të njërit nga mjetet për tu kthyer majtas.

Çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjetit tip Benz, mbetën të plagosur lehtë, të cilët u dërguam menjëherë në Spitalin Rajonal Berat për të marr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit./Versus.al

Poll