
Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në policinë e Sarandës mëngjesin e sotëm. Rezulton se gjatë orëve të natës në lagjen nr.4 të Sarandës në zonën e njohur si ‘Kodër”, u janë shpuar gomat 10 automjeteve të parkuara.
Personat përgjegjës, ende nuk janë identifikuar, ndërsa akti vandal është konstatuar nga pronarët e mjeteve vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së pazakontë. Versus.al

