
Efektivi i policisë, Shkëlqim Duka i cili akuzohet si qitës në vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi ka refuzuar të japë deklaratë në polici. Ndërsa vëllai i tij, Florian Duka në deklaratën e dhënë në polici ka mohuar akuzat duke pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për ekzekutimin e 52 vjeçarit.
Sipas policisë ka prova që përfshijnë të dy vëllezërit në vrasjen e biznesmenit të ndërtimit në oborrin e pallatit që kishte ndërtuar. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ndërsa në banesat e tyre janë gjetur silenciatorë dhe një armë e dëmtuar.
Polici Shkëlqim Duka njihet si i apasionuar pas armëve. Ndërsa mësohet se e ka vëzhguar viktimën për 5 ditë me radhë për të gjetur momentin e duhur që të hapte zjarr ndaj tij. Versus.al








