AKTUALITET /

Polici snajperist e vëzhgoi për 5 ditë, si e kryen vëllezërit vrasjen e biznesmenit në Tiranë! Në 8 nëntor e shpëtoi ‘fati’

Polici që kreu qitjen ishte pozicionuar në shkallët metalike të një hoteli.

Shkruar nga Versus
Polici snajperist e vëzhgoi për 5 ditë, si e kryen
Viktima Eduart Reçi dhe vëllezërit Florian dhe Shkëlqim Dukaj

Detaje të reja janë bërë publike nga zbardhja e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 nëntorit për të cilën u arrestuan dy vëllezërit, polici Shkëlqim Duka dhe Florjan Duka.

Mësohet se autori Shkëlqim Duka e ka vëzhguar 52 vjeçarin për ditë me radhë përgjatë periudhës 8-13 nëntor nga ora 19:00 deri në orën 23:00 për të gjetur momentin e duhur që ta qëllonte me snajper. Dyshohet se ai e qëlloi edhe më 8 nëntor biznesmenin, por plumbi nuk e shënjestroi siç duhej.

Më 13 nëntor rreth orës 23:00 ka qenë i ulur në shkallët metalike të një hoteli ku kishte fushëpamje të lëvizjeve të biznesmenit i cili ndodhej në oborrin e pallatit në momentin kur u qëllua për vdekje. Pamjet e kamerave të sigurisë, kanë fiksuar një person të pozicionuar gati për qitje me armë dhe me dylbi.

Hetimet zbuluan se viktima kishte pasur një konflikt mbi pronësinë e truallit të ndërtimit, që ndodhej pranë pronës së vëllezërve, me të cilët kishte pasur diskutime lidhur me këtë çështje. Shkëlqim Duka mbante detyrën e efektvit në komisariatin numër 2 të Tiranës. Ndërsa vëllai i tij, Florjani akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e dëmtuar, një sërë pajisjesh që përdoren për prodhimin e silenciatorëve dhe jelekë antiplumb. Versus.al

Poll