AKTUALITET /

Alimehmeti 22 vota më shumë, Kejsi Elezi ‘rekord’ votash tepër/ Rinumërimi i votave ndryshon shifrat për kandidatët e PS dhe PD

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti pretendonte se disa nga votat e tij ishin zhvendosur te kandidatë të tjerë, por rinumërimi tregoi se ai rezultonte me 22 vota më shumë në procesverbal sesa në kuti.

Shkruar nga Versus
Alimehmeti 22 vota më shumë, Kejsi Elezi ‘rekord’ votash
Kejsi Elezi/ Fatmir Xhafa/ Ilir Alimhemeti

Procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës ka nxjerrë në pah manipulime dhe ndryshime mes votave të regjistruara në kutitë e votimit dhe atyre në procesverbalë, sidomos brenda listave preferenciale të kandidatëve.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti pretendonte se disa nga votat e tij ishin zhvendosur te kandidatë të tjerë, por rinumërimi tregoi se ai rezultonte me 22 vota më shumë në procesverbal sesa në kuti.

Kandidatë të tjerë demokratë si Petrit Gjorgji (+46 vota), Besim Kuka (+20 vota), Edit Harxhi (+15 vota) dhe Ilir Meta (+19 vota) gjithashtu kishin më shumë vota në procesverbalë se në kuti.

Në të njëjtën kohë, Jorida Tabaku, rivalja e Alimehmetit, rezulton me 13 vota më pak në procesverbalë sesa në kuti.

Ndër kandidatët demokratë me më shumë humbje votash janë Asllan Dogjani (-16), Salvador Kaçaj (-17) dhe Ilda Zhulali (-13).

Nga ana e Partisë Socialiste, Kejsi Elezi ka 80 vota më shumë në procesverbalë sesa në kuti, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 61 vota shtesë.

Në garën e listës së hapur të PS-së, Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka vazhdojnë konkurrencën, me Xhaçkën që ruan mandatin e deputetes, duke pasur vetëm 12 vota më shumë në procesverbalë krahasuar me kutinë, ndërsa Gjylameti ka 2 vota më pak.

Kandidatët socialiste më të “humbur” në numërim janë Mimi Kodheli me -42 vota dhe Erion Braç me -8 vota./Versus.al

Poll