MAGAZINË /

8 sekondat e makthi në Kolumbi/ Vogëlushi bie nga kati i katërt, shpëtohet nga banorët

Pamjet dramatike nga Bogota po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa banorët arritën të shpëtojnë 2-vjeçarin pak sekonda para tragjedisë

Shkruar nga Versus

8 sekondat e makthi në Kolumbi/ Vogëlushi bie nga kati i katërt,

Momente të frikshme, por me një fund të lumtur, janë regjistruar në Bogota të Kolumbisë, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç ka rënë nga kati i katërt i një pallati, por është shpëtuar mrekullisht nga banorët e zonës.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, vogëlushi ndodhej pranë dritares së apartamentit kur humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti nga ndërtesa.

Pak çaste para rënies tragjike, banorët kishin kuptuar rrezikun dhe u mblodhën menjëherë poshtë pallatit. Ata improvizuan një lloj “rrjete sigurie” duke mbajtur batanije dhe rroba të shtrira, në përpjekje për të zbutur goditjen.

Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet qartë momenti kur fëmija bie në boshllëk, por fatmirësisht del i padëmtuar falë reagimit të shpejtë të qytetarëve. Në video shihet momenti dramatik kur fëmija bie papritur, ndërsa banorët arrijnë ta presin dhe t’i shpëtojnë jetën. 

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh për shkak të neglizhencës së dyshuar nga kujdestarët e fëmijës dhe tashmë po hetohet nga Instituti Kolumbian për Mirëqenien Familjare (ICBF) dhe Policia për Fëmijët dhe Adoleshentët. Ngjarja po ashtu ka shkaktuar emocione të forta në rrjetet sociale, ku shumë persona kanë përgëzuar reagimin e shpejtë dhe solidaritetin e qytetarëve.

Poll