
Dy ushtarë gjermanë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Brunssum të Holandës u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga persona të panjohur në një rrugë në qytetin holandez sot (5/12), tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane. Dy ushtarët u plagosën lehtë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet holandeze po hetojnë incidentin, ndërsa motivi i autorëve mbetet i paqartë.
Two German soldiers assaulted in possible anti-NATO attack in Limburg https://t.co/J9kiW1PCoE
— NL Times (@NL_Times) May 12, 2026
Sipas informacionit të marrë nga Agjencia Gjermane e Lajmeve (dpa), autorët e krimit ishin të maskuar dhe brohorisnin slogane anti-NATO.
Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum të Holandës është përgjegjëse për Evropën Qendrore, nga Atlantiku deri në krahun lindor të NATO-s.

