AKTUALITET /

Ambasada amerikane në Tiranë: Kemi rinisur punën pas ndërprerjes së fondeve buxhetore

Shkruar nga Versus
Ambasada amerikane në Tiranë: Kemi rinisur punën pas
Drejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming

Ambasada e SHBA-së në Tiranë i është rikthyer normalisht punëve pas kufizimit të disa aktiviteteve të saj, të cilat erdhën për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal.

Ambasada njofton në rrjetet sociale se një muaj më parë ka pritur Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming.

Fleming u takua me drejtues të ndryshëm të partive politike, përfaqësues të drejtësisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si dhe forcimin e gatishmërisë së NATO-s për goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare.

“Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri. Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, për të theksuar partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, për të përforcuar gatishmërinë e NATO-s dhe për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare”, shkruhet në njoftim.

Poll