AKTUALITET /

“Ambulanca që mori Kadarenë s'kishte asnjë mjet bazik”, botuesi: U bllokuam në trafik rrugës për në QSUT

Sipas Hudhrit, ambulanca që mbërriti për të transportuar Kadarnë drejt QSUT, nuk kishte asnjë mjet të nevojshëm për tu ardhur në ndihmë të sëmurëve.

Shkruar nga B.V
“Ambulanca që mori Kadarenë s'kishte asnjë mjet
Botuesi, Bujar Hudhri, pamje nga homazhet

Bujar Hudhri, botuesi i njohur i shkrimtarit të madh, Ismail Kadare bëri një denoncim para mediave lidhur me gjendjen e ambulancës që u paraqit në banesën e kolosit të letërsisë për ta marrë mëngjesin e 1 korrikut pasi kishte pësuar atak kardiak.

Teksa përshkroi gjendjen e vështirë në të cilën e pa Kadarenë në momentet e fundit të jetës, gjatë ceremonisë së homazheve, botuesi tregoi se ambulanca që erdhi për ta transportuar drejt urgjencës së QSUT-së, nuk kishte as kushtet më minimale për t’u quajtur e tillë.

Mes të tjerash ai theksoi edhe trafikun në rrugët e Tiranës dhe vështirësinë e ambulancës për të kaluar pavarësisht se kishte ndezur sirenat, pasi shoferët nuk hapnin rrugën.

“Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në korridor. Gjithmonë e shikoja në këmbë, të qeshur, solid, dukej sikur kurrë nuk do ikte nga kjo botë.

E morëm në ashensor e vendosëm, sikur të ishte në karrige, ishte në gjendje gati të ngrirë. Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa asnjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

Me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, edhe pse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën gjersa mbërritëm në urgjencën e QSUT. Pamë mobilizimin e mjekëve, derisa kuptuam se diçka e keqe po ndodhte. Më pas heshtje,” tha Hudhri për mediat. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: