Pas largimit në 20 janar të ekspertëve amerikanë, këtë të enjte, ata janë rikthyer zyrtarisht në SPAK, dhe janë të njëjtët persona që kanë qenë edhe para urdhrit të pezullimit nga administrata e Donald Trump.
Ditën e djeshme kanë patur një takim me prokurorët e SPAK, të cilëve iu kanë njoftuar vendimin administratës amerikane për rikthimin në pozicionet e mëparshme të tyre.
Bëhet fjalë për një prokuror, ekspertë të zbatimit të ligjit në SHBA (përfshirë FBI), të cilët asistojnë strukturat e drejtësisë në Shqipëri, me trajnime dhe ekspertizë.
SPAK ende nuk ka dalë me një deklaratë se mbi çfarë vendimi është bërë rikthimi i tyre në Shqipëri. Ndërsa mesa duket mbështetja ndaj SPAK vijon të mbetet prioritet i politikës amerikane në Shqipëri edhe pas rikthimit të Trump në pushtet. Versus.al








