AKTUALITET /

Ngrirja e fondeve të USAID në Shqipëri, 50 ekspertë ligjorë largohen nga SPAK dhe gjykatat e vendit

Shkruar nga Versus
Ngrirja e fondeve të USAID në Shqipëri, 50 ekspertë
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe SPAK

Pezullimi i ndihmës amerikane për Shqipërinë ka sjellë ndikime në sistemin e drejtësisë. Pas ngrirjes së fondeve të USAID (Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar), Versus.al mëson se ka pasur largime të ekspertëve të huaj ndërkombëtarë nga Gjykata e Lartë.

Ndihmësit ligjorë janë larguar nga projekti “Justice” dhe prej 4 ditësh kanë ndërprerë punën si dhe kanë dorëzuar zyrat dhe pajisjet.

Ata ishin rekrutuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ambasada amerikane për të ndihmuar anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu janë larguar ndihmësit nga KLGJ, KLP dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) e gjykatat e Apelit. Deri më tani 50 persona të angazhuar si ndihmës ligjorë në institucionet kyçe të sistemit të drejtësisë, raportohet se kanë ndërprerë punën.

Në njoftimin ku bëhej me dije se ishte pezulluar ndihma amerikane për institucionet në vend, theksohej se kemi të bëjmë me një afat 3 mujor, deri në rishikimin e financimeve të domosdoshme të SHBA.

Ndërsa SPAK reagoi duke thënë se pavarësisht ndërprerjes së fondeve, puna e institucionit vijon me të njëjtin ritëm pasi financimi bëhet 100% nga buxheti i shtetit. Versus.al

Poll