
Prokuroria e Posaçme e SPAK, ka reaguar pas urdhrit ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për të pezulluar të gjitha fondet mbështetëse të qeverisë amerikane, e cila ka prekur edhe SPAK-un.
Në një reagim zyrtar, SPAK sqaron se është insitucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit.
Reagimi i SPAK:
Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.
SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.
Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.
Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.
Një ditë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi zyrtarisht qeverinë, për të gjitha ministritë e institucionet e tyre në varësi, që preken nga pezullimi për 90 ditë i mbështetjes amerikane, bashkë me Kuvendit, gjykatat në vend, dhe disa agjenci shtetërore.
Pezullimi i financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare, vjen si pjesë e përpjekjeve të presidentit Trump për të përshtatur politikat e ndihmës amerikane me objektivat e tij të politikës së jashtme. te lutem me jep nje tekst ndryshe/Versus.al







