AKTUALITET /

“Armët i blinim tek një hoxhë që i shiste në Tiranë”, shokon Alibej: Një polic më dha TIMS-in

Shkruar nga Versus
“Armët i blinim tek një hoxhë që i shiste në
Erion Alibej, Nuredin Dumani

Edhe anëtarë të komuniteteve fetare duket se nuk kanë qenë të papërlyer në ngjarje kriminale. Së fundmi në dëshminë e dhënë nga Erion Alibej rezulton se furnizimin e tij dhe të Nuredin Dumanit me armë zjarri, e bënte një hoxhë në Tiranë.

“Arjan Spahiu më tha se kam info i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin, pranova, diku në fund te shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani, e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira. Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën dhe më tha se Talo është bërë i veshtirë për t’u kap por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde dhe filloi të më tregonte emrat, Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali dajës kanë qenë po këto më tha. Unë e dija që kishte qenë dhe Dashnor Dumani e kisha si informacion.

Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me nje hoxh në Tiranë, ai shiste armë dhe i blija tek ky hoxha, rrinte tek Fresku. Kisha akses ne tims përmes policit Leonard Alltja”- rrëfeu Erion Alibej. Versus.al

Poll