AKTUALITET /

Arrestohet 42-vjeçari i dënuar për plagosje në Itali, kapet në doganën e Hanit të Hotit

Në pranga ka rënë shtetasi Vuksan Gjoni (Guri), i cili po tentonte të largohej nga territori shqiptar.

Shkruar nga Versus
Arrestohet 42-vjeçari i dënuar për plagosje në Itali,
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në kuadër të masave të shtuara të Policisë Kufitare dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Në pranga ka rënë shtetasi Vuksan Gjoni (Guri), i cili po tentonte të largohej nga territori shqiptar.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit e Milanos me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Plagosja”, sipas legjislacionit penal italian.

Policia bëri të ditur se po bashkëpunon me Interpol Romën për procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë. Arrestimi i Gjonit u bë në funksion të intensifikimit të kontrolleve ndaj shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Versus.al

 

Poll