Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama 4’ janë betuar sot para presidentit të vendit Bajram Begaj.
Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave dhe e para që u betua ishte Albana Koçiu e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres.
Në votimin e djeshëm në Kuvend të këtyre ndryshimeve, opozita nuk mori pjesë, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.
Ndryshimet në qeveri:
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha
Votimi për emërimet
-Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër
-Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, 83 vota pro, 6 kundër
-Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, 83 pro, 4 kundër
-Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, 83 vota, pro 4 kundër
-Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, 83 vota pro, 5 kundër
-Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, 83 vota pro, 6 kundër
-Eriona Ismaili – ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, 82 vota pro, 4 kundër/Versus.al


