POLITIKË /

Nga rritja e prodhimit tek bursa shqiptare e energjitikës, Balluku rendit arritjet: Kapërcyem situata të jashtëzakonshme

Shkruar nga Versus

Nga rritja e prodhimit tek bursa shqiptare e energjitikës, Balluku rendit

Gjatë konferencës për mediat ku prezantoi pasuesin e saj në krye të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku renditi disa prej arritjeve të këtij dikasteri ndër vite.

Duke e cilësuar fushën energjitike si të reformuar plotësisht, Balluku përmendi se gjatë drejtimit të saj u mundësua krijimi i bursës shqiptare të energjisë në të cilën vetëm gjatë vitit të kaluar pati 42% më shumë energji të shitur krahasuar me 2024-ën.

“Kemi arritur të rrisim ndjeshëm kapacitetet prodhuese të vendit duke e diversikuar portofolin nga vetëm hidro në eolit dhe solar. Kemi arritur të ngremë bursën e parë shqiptare energjitike e cila gjatë vitit 2025 ka arritur të tregtojë 42% më shumë volume krahasuar me vitin 2024. Kemi arritur të edukojmë qytetarët me efiçencën energjitike, i kemi bërë pjesë të politikave tona. Shumë prej tyre e kanë kuptuar se nuk vlen vetëm të prodhosh, por edhe ta ruash energjinë”- tha Balluku.

Ndër të tjera foli edhe për sfidat që ky dikaster kishte arritur të kalonte në periudha të ndryshme.

“Kemi kapërcyer situata të jashtëzakonshme të krizave energjitike si ajo e vitit 2022 dhe kemi qëndruar në këmbë duke pasuar 2 vite më vonë uljen e çmimit për konsumatorët familjarë për herë të parë. Kemi krijuar një bazë të rëndësishme autoprodhuesish. Shqipëria sot ndodhet në një stad të avancuar sa i takon negociatave për kapitullin e energjisë”- shtoi deputetja. Versus.al

Poll