AKTUALITET /

Grabiti pikën e këmbimit valutor në qendrën Concord, 42 vjeçari: Kam nënën sëmurë dhe shumë borxhe!

Sipas hetimeve, ai hyri në orët e para të mëngjesit në pikën “Exchange”, kërcënoi punonjësen me armë zjarri dhe mori një shumë që dyshohet të jetë rreth 3 milionë lekë.

Shkruar nga Versus
Grabiti pikën e këmbimit valutor në qendrën Concord, 42
Luan Maci

Autori i dyshuar i grabitjes së ndodhur një ditë më parë në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare Concord në rrugën “5 Maji”, 42-vjeçari Luan Maçi, është marrë në pyetje nga hetuesit e Komisariatit Nr. 4.

Maçi ka deklaruar se ishte i detyruar të kryente grabitjen për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të nënës së tij dhe borxheve.

“Planifikoja grabitjen që më përpara, por pas tentativës për të grabitur bankën në zonën e ish-Parkut u frikësova dhe vendosa ta shtyja. Isha i detyruar, sepse kam shumë borxhe dhe një nënë të sëmurë në gjendje shumë të rëndë,” deklaroi Maçi.

Sipas hetimeve, ai hyri në orët e para të mëngjesit në pikën “Exchange”, kërcënoi punonjësen me armë zjarri dhe mori një shumë që dyshohet të jetë rreth 3 milionë lekë.

Autoritetet bëjnë me dije se 42-vjeçari nuk është i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme.

Gjatë grabitjes, ai ishte i veshur me rroba të zeza dhe mbante mjekër, të cilën dyshohet se e ka rruar pas ngjarjes për t’u bërë i pazbuluar nga policia. Hetimet për rastin vijojnë./Versus.al

Tags:

luan maci

Poll