POLITIKË /

Iu kundërvunë Ballës pas fyerjes së tij ndaj Vokshit, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

Shkruar nga Versus

Iu kundërvunë Ballës pas fyerjes së tij ndaj Vokshit, PS

Partia Socialiste ka dorëzuar në sekretarinë e Kuvendit kërkesën për përjashtimin e dy deputetëve të PD nga seancat plenare.

Në kërkesë bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi për të cilin kërkohet përjashtim me 10 ditë nga seancat plenare dhe për deputetin Klevis Balliu. Ndaj këtij të fundit kërkohet përjashtimi me 30 ditë nga seancat plenare.

Më herët edhe demokratët dorëzuan kërkesë për përjashtimin e Taulant Ballës me 60 ditë nga Kuvendi për fyerjen e tij kundrejt deputetes Albana Vokshi ndaj të cilës u shpreh me fjalët: “0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim”.

Kjo ngjalli reagim të ashpër tek demokratët të cilët patën edhe përplasje fizike me gardën teksa iu afruan Taulant Ballës në karrigen e tij. Versus.al

Poll