Është arrestuar në Dubai Elson Reçi, nipi i Kastriot Reçit, i shpallur në kërkim nga SPAK.
Ai është arrestuar me qëllim ekstradim drejt vendit tonë sipas urdhrit ndërkombëtar të lëshuar nga policia shqiptare.
Elson Reçi dyshohet se ka organizuar atentatin ndaj Preng Gjinit si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.
Ne atentatin e ndodhur ne 2020, Preng Gjini mbeti i plagosur nga shperthimi i tritolit ne makinen e tij.

Pas atentatit, në dëshminë e tij Preng Gjini ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar. Gjini i ka treguar policisë edhe lokalet dhe akset rrugore ku ka lëvizur dhe kryer takimet, ndërsa grupi hetimor ka vënë nën monitorim këto hapësira me shpresën se mund të gjejë ndonjë indicie apo gjë të dyshimtë.
50-vjeçarit Preng Gjinit iu bë atentat urën e Selitës, në vitin 2020 ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar.
Atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini, ai e mohon këtë fakt. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive.








