AKTUALITET /

Babë e bir vdiqën nga shpërthimi në magazinën e tij, paraqitet në SPAK deputeti i PS Bujar Çela

Ndaj ligjvënësit socialist ka nisur një hetim nga ana e prokurorisë së Lushnjës, por pritet që çështjen ta marrë në dorë SPAK-u.

Shkruar nga Versus
Babë e bir vdiqën nga shpërthimi në magazinën e tij,
Deputeti i PS, Bujar Çela në SPAK, viktimat Roland dhe Elidon Hoxha (në sfond vendngjarja)

Deputeti i PS, Bujar Çela është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur më 1 mars të këtij viti në kapanonin e tij ku humbën jetën babë e bir ndërkohë që po punonin me vinç.

Pas ngjarjes së rëndë prokuroria e Lushnjës nisi hetimet për deputetin socialist Bujar Çela i cili kishte në pronësi kapanonin ku po bëheshin punimet dhe ndodhej në vendngjarje kur ndodhi tragjedia. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave në punë dhe ndërtim të paligjshëm ndërsa pritet që çështja të hetohet nga SPAK për shkak të postit që mban Çela. 

Roland dhe Elidon Hoxha humbën jetën teksa ishin duke ngjitur me vinç disa bombola oksigjeni. Në momentin, kur vinçi ka prekur telat e tensionit lartë, e më pas ndodhi edhe shpërthimi që ju mori jetën dhe shkaktoi edhe 7 të plagosur, mes të cilëve edhe vetë deputeti Bujar Çela. Ky i fundit iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Babë e bir vdiqën nga shpërthimi në magazinën e tij,
Viktimat, Roland dhe Elidon Hoxha (babë e bir)

Djali që humbi jetën Elidon Hoxha sapo ishte kthyer në vendin tonë nga emigrimi dhe ishte në ditën e parë të punës me babain e tij i cili punonte me vinç. Në vendngjarje ka qenë edhe djali i vogël i familjes i cili shpëtoi mrekullisht pasi në momentin kur ndodhi shpërthimi kishte shkuar për të marrë diçka për të ngrënë.

Shpërthimi i shkaktuar nga bombolat me oksigjen të cilat ranë në kontakt me rrymën elektrike gjatë transportimit me vinç shkaktuan dëme të shumta materiale, jo vetëm në ambientet e kapanonit por në të gjithë bizneset përreth, dëme që përllogariten në vlerën e qindra mijëra eurove. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: