AKTUALITET /

Banorët në Kukës protestojnë kundër landfillit të mbetjeve: Boll na kanë përmbytur, duan të na sjellin k*ncerin këtu

Mësohet se qeveria nuk ka kryer asnjë lloj konsultimi me banorët lidhur me këtë projekt.

Shkruar nga Versus

Banorët në Kukës protestojnë kundër landfillit të

Në fshatin Përbreg të Kukësit është planifikuar të nisë ndërtimi i një landfilli për menaxhimin e mbetjeve urbane. Projekti ka hasur në kundërshtinë e banorëve, të cilët paralajmërojnë se nuk do të lejojnë zbatimin e tij, duke thënë se vendimi është marrë pa konsultim publik dhe se rrezikon mjedisin dhe jetesën e tyre.

Sipas banorëve, landfilli do të krijojë ndotje për tokat bujqësore, burimet e ujit dhe ajrin, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e tyre. Ata shprehen të vendosur se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për të ndalur projektin.

‘’Jemi boll fshat i përmbytur, na ka mbytur Fierza, ujë të pijshëm nuk kemi, me na sjellë këtu edhe bërlloqet këtu’’.

‘’Leje që nuk po bëjnë asanjë investim, por po vijnë e na përmbytin këtu.’’

‘’Me e çu kancerin në shtëpi time e tek shokët e mi, kurrë nuk jam dakord. Nuk kemi ku të shkojmë 400 hektarë i ka marrë liqenin. Ku të shkojmë ku të mbytemi?’’- u shprehën disa prej banorëve të zonës.

Më 28 gusht, në prezantimin që u bë nga Mirela Kumbaro për Reformën e Menaxhimit të  Integruar të Mbetjeve 2025–2030, ish-ministrja e Mjedisit njoftoi se landfilli në Përbreg do të ndërtohet me financim të Bashkimit Europian dhe kap vlerën e 19 milionë eurove. Shqiperia do të ndahet në 10 zona menaxhimi, me qëllim ndërtimin e impianteve dhe landfilleve të reja që plotësojnë standardet e BE-së. Landfilli i Perbregut është parashikuar të shërbejë për tre bashki: Kukës, Has dhe Tropojë, dhe dë përfshijë grumbullimin, seleksionimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane.

Ndërkohë që deri më tani nuk është publikuar ndonjë studim për ndikimin që do të kishte landfilli në shëndetin e banorëve. Versus.al

Poll