AKTUALITET /

Bashkëpunoi me Rrajat për të trafikuar 2.4 ton drogë, arrestohet në Dubai kreu tjetër i grupit kriminal (EMRI)

Shkruar nga Versus
Bashkëpunoi me Rrajat për të trafikuar 2.4 ton drogë,
Bujar Sefa

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara kanë arrestuar në Dubai, Bujar Sefën, 39 vjeçarin e dyshuar si bashkëdrejtues i grupit të trafikut të drogës që u godit pak kohë më parë në Fushë Krujë, me arrestimin e Rexhep Rrajës, ish-djalit të deputetit të PS si dhe të 7 personave të tjerë.

Sefa ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pasi GJKKO kishte caktuar masën “arrest me burg” për të nën dyshimin se ishte i përfshirë në trafikimin e 2.4 ton drogë drejt vendeve të BE. Pas arrestimit të tij, priten procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë. 39 vjeçari rezulton gjithashtu të jetë i dënuar me 12 vite burg në Itali. 

Goditja e grupit të Rrajave u bë e mundur falë zbardhjes së mesazheve në aplikacionin “SkyEcc” ku anëtarët flisnin për dërgesat e kanabisit e kokainës që vinte nga Turqia e më pas nisej për në vendet e BE. Dy ditë më parë Apeli i GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 8 anëtarët e arrestuar të grupit kriminal. Versus.al

Poll