AKTUALITET /

Berisha lexon dokumentin e gjykatës greke: Gjyqtarja Irena me 5 mbiemra, e dënuar në Janinë

Mes të tjerave, kreu i PD akuzoi zyrtarë të administratës amerikane të Joe Biden se kishin ndërhyrë për të fshehur faktin se Gjoka ishte e dënuar në Janinë me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për falsifikim dokumentesh.

Shkruar nga Versus

Berisha lexon dokumentin e gjykatës greke: Gjyqtarja Irena me 5 mbiemra, e

Kryedemokrati Sali Berisha në dalje të SPAK ka lëshuar sërish akuza ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka e cila pati firmosur arrestin shtëpiak ndaj tij. Ai tha rezulton që në vitin 2005, gjyqtarja është dënuar nga kolegji penal i Janinës me burg dhe gjobë 1500 euro.

“Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.

Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh. Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.”- deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, administrata e ish-presidentit amerikan Joe Biden ka ndikuar për të fshehur dënimin e Gjokës në shtetin fqinj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: