AKTUALITET /

Celibashi apel Diasporës: Kontaktoni me shërbimin e DHL, probleme me adresën e banimit

Shkruar nga Versus

 

Celibashi apel Diasporës: Kontaktoni me shërbimin e DHL, probleme me

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u është drejtuar me një mesazh të rëndësishëm të gjithë zgjedhësve nga Diaspora.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi apelon që “të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ”.

Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses”, thekson Celibashi.

Kreu i KQZ-së ka publikuar listën e kontakteve të shërbimit postar sipas shteteve.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: