AKTUALITET /

Dëborë në Dibër, Kukës e Shkodër, policia thirrje shoferëve: Ulni shpejtësinë, pajisuni me goma dimri

Në njoftimin e publikuar, policia u kërkon shoferëve që të pajisen edhe me zinxhirë për të kaluar në akse rrugore ku ka prezencë të dëborës.

Shkruar nga Versus

Dëborë në Dibër, Kukës e Shkodër, policia thirrje

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve në Dibër, Kukës dhe Shkodër që të kenë kujdes të shtuar në timon për shkak të kushteve atmosferike të cilat kanë përfshirë këto tre qarqe.

Si pasojë e reshjeve të shtuara të dëborës, shoferët këshillohen që të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancë më të madhe sigurie me mjetet e tjera.

“Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë”- bën thirrje policia.

Ndërkohë, borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: