AKTUALITET /

Del nga burgu “Cllevio” / Mbyllet kapitulli i dënimit pas konfliktit me Noizyn

Reperi Kleviol Ahmeti lë qelinë pas disa muajsh në burgun e Fierit, pas ekstradimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Shkruar nga Versus

Del nga burgu “Cllevio” / Mbyllet kapitulli i dënimit pas

Reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si “Cllevio”, është liruar nga burgu pas përfundimit të dënimit të tij.

39-vjeçari vuante dënimin në burgun e Fierit që prej tetorit të vitit 2025, kur u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Ahmeti ishte dënuar për veprat penale të përndjekjes dhe shkeljes së masës së sigurisë, akuza që lidhen me konfliktin e tij të bujshëm me reperin Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”.

Me përfundimin e afatit të dënimit, ai tashmë është liruar nga qelia, duke mbyllur një periudhë të trazuar ligjore që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik dhe botës së showbiz-it shqiptar.

Poll